
Sandro Tonali ka kaluar zyrtarisht në radhët e Njukasëllit nga Milani. Njukasëlli ka paguar 70 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa 10 milionë do të jenë në bonuse. Pas transferimit, mesfushori italian ka thënë se është falënderues ndaj Njukasëllit për besimin e dhënë, ndërsa mezi pret t’i takojë tifozët.
“Para së gjithash, dua të falënderoj Njukasëllit, pasi më dhanë një mundësi të madhe për karrierën time. Dua të shpaguajë këtë besim të dhënë në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja, ashtu siç kam bërë gjithmonë. Jam shumë i entuziazmuar që do të luaj në St. James Park. Mezi pres të ndjejë ngrohtësinë e tifozëve”, ka thënë italiani Sandro Tonali.


