Gjatë fundit të verës që lamë pas pati aludime për një rikthim mes Rina Balajt dhe ish-të dashurit të saj Sin Boy. Këngëtarja ishte në Greqi dhe shkoi në një nga koncertet e reperit. Në rrjet qarkulluan disa video të artistes ku ndodhej në një nga koncertet e ish-partnerit, duke kërcyer dhe kënduar nga larg këngën e tyre ‘Gigi’.

Gjithsesi, Sin Boy thotë se mes tyre nuk ka asnjë rikthim. Në një intervistë të fundi tai ka deklaruar se ata mbeten miq, por asgjë më tepër.“Shumë mirë i kemi marrëdhëniet. Bashkë nuk jemi, por respekte për të. I kemi shumë mirë marrëdhëniet. Kaq.”-tha ai.

closevolume_off
Në një nga intervistat e saj, edhe Rina ka deklaruar se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune, edhe pse janë të ndarë.

“Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, ne kemi punë.”- u shpreh ajo.