Një dyzet vjeçar, banor në Bërvenicë të Tetovës, dje në ora 17:50 ka raportuar në SPB Tetovë se vajza e tij e mitur është kafshuar nga një qen endacak në fshat.

Mbrëmë, në orën 19, tetovarja 42-vjeçare M. S. ka raportuar në SPB Tetovë se djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën Boris Kidriç në Tetovë.

Pesëdhjetë vjeçari B. S. nga Shkupi, dje në ora 14:30, ka raportuar në SPB Tetovë se në rrugën 101 në Gostivar është kafshuar nga një qen endacak.