Ka vdekur një person në një vetaksident në Gjilan.

Policia e Kosovës njofton se pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda, derisa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.Trupi i viktimës është dërguar në obduksion.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.