
Portierit të ri të Man. Junajtedit, Andre Onana, i kanë mjaftuar dy ndeshje me fanellën e këtij ekipi për të kuptuar “aftësitë” e shokut të tij të skuadrës Hari Meguajer. Gjatë miqësores së luajtur së humbur (2-3 me Borussia Dortmund), portieri kamerunas ka patur një përplasje me mbrojtësin, ish-kapiten i “Djajve të Kuq”.
Në fundin e pjesës së parë, Onana i është kthyer keqazi mbrojtësit në një moment të lojës, pasi sipas portierit, Maguire nuk ka mbrojtur ashtu si duhet kundërshtarin. Onana bëri një pritje të bukur dhe evitoi golin, por në fund të aksionit ai përdori tone të ashpra ndaj Meguajer.
Duket qartë që Onana ka marrë menjëherë në dorë frenat e mbrojtes së Man. Junajted, duke komanduar shokët e skuadrës dhe treguar aftësitë e tij në portë.
Ndërkohë që, Meguajer ka humbur shiritin e kapitenit dhe është në kërkim të një skuadre të re, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Ten Hag.


