Edin Xheko erdhi në Fenerbahçe në moshën 37-vjeçare dhe mori trajtimin mbretëror, rrogën më të lartë, shiritin e kapitenit dhe përkthyesin. Para ndeshjes së parë në klubin e ri, ndeshjes në shtëpi kundër Zimbrut në Ligën e Konferencës, Xheko mbajti një fjalim motivues si drejtues i skuadrës. Ai e bëri atë në anglisht. Xheko foli me shokët e tij për nevojën për t’u përkushtuar, por përkthyesi i lartpërmendur vodhi shfaqjen.

I punësuar për të përkthyer atë që thuhej në anglisht në dhomën e zhveshjes për lojtarët vendas turq, fjalimi i Dzekos u përkthye edhe më me pasion, emocionalisht dhe më me zë të lartë. Ndërsa Xheko bërtiste, përkthyesi poashtu bërtiste, përcjell LIG Sport.

Kjo është arsyeja pse të gjithë lojtarët e Fenerit shikuan dhe dëgjuan përkthyesin, jo kapitenin, gjatë fjalimit të Xhekos. Ndihmësi i Xhekos mori vlerësime të larta nga turqit.

Pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Xheko debutoi fenomenal për Fenerin me një gol dhe dy asistime për fitoren 5:0, bashkëpunimi i shkëlqyer mes tij dhe përkthyesit vazhdoi në zonën e mediave.