Steven Zherard ka arritur në Arabinë Saudite. Tashmë pamjet janë publike kur legjenda e futbollit botëror arrin në Arabi për të përfunduar marrëveshjen me AL-Ettifaq.

Raportohet se Zherrard do të jetë njëri nga trajnerët më të paguar në botë me kontratën te skuadra arabe. Legjenda e Liverpullit është pa klub që nga tetori i vitit 2022 pasi u shkarkua nga klubi i Premier Ligës Aston Villa.

Më parë ka drejtuar Gllazgou Renxhersin, me të cilët ka fituar titullin e kampionit pas 10 vitesh pritje si dhe e ka çuar gjigantin skocez në finalen e Ligwn Evropa. /Indeksonline/