Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka mbledhur më së shumti donacione në llogarinë e saj vitin e kaluar, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit të publikuar sot.
Në vitin 2015 partia ka mbledhur 1.48 milionë euro nga donacionet.
Gjithsej 3675 individë dhe dy kompani i dhuruan partisë mjete financiare.
Pjesa më e madhe e parave, ose 73 për qind e totalit të donacioneve, janë dhënë në vetëm 12 ditë.
Vitin e kaluar në llogarinë e partisë opozitare LSDM janë derdhur 12.096 euro nga gjithsej 473 donatorë, por shumica e emrave janë përsëritur disa herë.

