Një veturë e djegur është gjetur rreth 2 kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë, më saktësisht në “Rrugën C”, ku ka mbetur i vdekur një person.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Dukagjinin se vetura e gjetur e djegur dyshohet se është e të dyshuarve.

“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka njoftuar Policia.