Ditën e sotme janë mbajtur “Primaret” për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit nga radhët e grupit të “Rithemelimit” në PD.

Këto zgjedhje që do të mbahen në 24 shtator, vijnë pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjicit.

Mësohet se procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe ka përfunduar në orën 18.00. Gara brenda demokratëve është zhvilluar mes kandidatëve Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu dhe Ylber Zeneli.

Sakaq, ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit dhe fitues i zgjedhjeve për primaret mbajtur nga ‘Rithemelimi’ është shpallur Emri Vata me 271 vota.

Numri i votuesve pjesmarrës është 860. Në primaret e vitit 2022 numri i pjesmarrësve ishte rreth 940 votues.