Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Vangjel Zguron.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe së fundmi Bylisit në Superioren e Shqipërisë, sezonin e ardhshëm do të nisë një aventurë të re, teksa do të ndihmojë skuadrën e drejtuar nga trajnerit Shpëtim Duro edhe në ndeshjet europiane.

Kujtojmë se Struga Trim Lum do të përballet në raundin e parë të Ligës së Kampionëve me lituanezët e Zhalgirisit dhe Zguro do të jetë një opsion më shumë për ekipin shqiptar. Kujtojmë se Zguro është një tjetër goditje e bujshme e Strugës këtë merkato, teksa më herët drejtuesit zyrtarizuan edhe Mentor Mazrekajn.