Kryeministri Kurti nuk e pranon kryeministrin Talat Xhaferi “që mos ketë implikime në procesin zgjodhor”, në ndërkohë ikën mijëra kilometra larg shtetit të vet të mbaj tubim partiak me një pjesë të aktorëve në garë dhe të çoj mesazhe politike që do ta implikojnë këmbë e krye në këtë proces. Kështu në profilin e tij shkruan analisti Sefer Selimi, ndërsa shton se në histori do të shënohet që Prishtina zyrtare injoroi Shkupin zyrtar kur në krye të saj qëndroi për herë të parë një shqiptar i nominuar nga vetë shqiptarët.

Sratusi i plotë i Sefer Selimit:

Kryeministri Kurti nuk e pranon kryeministrin Talat Xhaferi “që mos ketë implikime në procesin zgjodhor”, në ndërkohë ikën mijëra kilometra larg shtetit të vet të mbaj tubim partiak me një pjesë të aktorëve në garë dhe të çoj mesazhe politike që do ta implikojnë këmbë e krye në këtë proces. Kjo më së paku është hipokrizi dhe manipulative, për të mos thënë që është tipar i një frikacaku pa burrni për të marrë përsipër pasojat e veprimeve të veta.

PS. Në histori do të shënohet që Prishtina zyrtare injoroi Shkupin zyrtar kur në krye të saj qëndroi për herë të parë një shqiptar i nominuar nga vetë shqiptarët. Emrat e përvetshëm pak rëndësi do të kenë.