Edhe pse gjithçka ishte gati nga ana teknike për mbledhjen mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në Gjakovë sot ka rënë heshtja, pas vendimit të njëanshëm nga kryeministri Edi Rama, për ta anuluar këtë takim.
Nga fotot që vijnë nga Gjakova, shihet se gjithçka ishte gati për mbledhjen nën moton “të përbashkuar në Gjakovë”.
Mbledhja ishte parashikuar të niste ditën e sotme në orën 11:00, mbledhje e nëntë e këtij lloji.



