
Xhunior Pau Prim, i cili u ftua nga Çavi për testim, ishte i pari që u shfaq në qendrën stërvitore “Joan Gamper”.
Me të mbërritur, Primi u ndje në siklet sepse rojet e sigurisë nuk donin ta linin të futej brenda. Prima ishte i pranishëm tek hyrja me nënën e tij, por ai nuk u njoh në hyrje, ndaj futbollisti i ri duhej të kontaktonte klubin që rojet e sigurisë ta lejonin të hynte në kamp, raporton “AS”.
Fotoreporterët e mbledhur ua shpjeguan rojeve të sigurisë se Prim është lojtar i Barcelonës dhe se kishte ftesë nga trajneri Çavi Hernandez për t’u paraqitur në stërvitjet parasezonale. Ata nuk donin ta dëgjonin, ndaj prisnin informacione nga klubi, i cili më në fund i konfirmoi se 17 vjeçari është pjesë e klubit.


