‘Bombshelli’ më i ri i vilës së dashurisë, Xhuliano dhe Ueda që pas ‘Prime’ të fundit janë çift. Ditën e sotme në një nga bisedat që ata kanë zhvilluar, Ueda është shprehur se ka një pëlqim për Arlindin.

Kujtojmë se pas largimit të Xhoanës, Ueda gjatë ‘Prime’ të Love Island Albania mori një bonus dhe vendosi të kalonte natën në ‘fole’ bashkë me Arlindin.

Një pjesë nga biseda e tyre:

Xhuliano: Kur jam me ty jam vetvetja, jam shumë i lumtur. Më pëlqejnë shumë gjëra që i ke ti.

Ueda: Është një situatë që nuk e parashikova, fakti që unë dhe Aleksandrosi do ndaheshim, hyrja jote dhe ‘foleja’ me Arlindin. Ai (Arlindi) më ka shprehur pëlqimin për të tretën herë dhe thashë që pse mos t’i jap një mundësi, se nuk ia kam dhënë deri tani.

Xhuliano: Shko ku të të dojë zemra.

Që nga biseda e tyre në ‘Fole’ që mund ta lexoni këtu, duket se gjërat kanë ndryshuar për Uedën, në lidhje me Arindin. Bisedën e plotë të ‘çiftit’ ndiqeni në episodin ditor që transmetohet në orën 18:20 në Tv Klan./Love Island Albania