Ueda ka kaluar natën në ‘Fole’ bashkë me Arlindin dhe kjo ka zgjuar kuriozitet edhe të ishullorët e tjerë, të cilët e kanë pyetur. Si më e pëlqyera nga publiku, ajo mori bonusin që të kalonte natën në ‘Fole’, por si çdo e mirë e ka një të keqe, edhe Ueda s’mund ta kalonte natën me partnerin (Xhulion) e saj.
Aisha e cila është çift me Everaldon, duket pak më shumë e interesuar se si e kanë kaluar natën dyshja dhe nuk ka nguruar ta pyesin Uedën.
Ajo i është drejtuar Uedës: “Jam kurioze të di se çfarë ka ndodhur në ‘Folenë e dashurisë’?”
Ndërkohë që Ueda i është përgjigjur: “Ishte një mundësi për të njohur më mirë Arlindin. Jam e lumtur që zgjodha atë (Arlindin) se nëse s’do kisha zgjedhur Arlindin, por Everaldon ose Harisin do ishte e kotë. Mendoj se duhet t’i jap një shans për ta njohur më shumë Arlindin. Më parë nuk e kam parë Arlindin me atë sy, kam qenë e fokusuar vetëm te Aleksandrosi.”
Ndiqni episode ditore të Love Island Albania, të cilat transmetohen në orën 18:20 në Televizionin Klan për të parë se si do të vazhdojnë Ueda, Arlindi dhe Xhuliano./ Love Island Albania


