Ali Ahmeti çdo herë ka punuar që të kemi një kandidat të përbashkët për president, kështu deklaroi Valdet Xhaferi nga BDI në ONTIME në Televizionin Koha, duke shtuar se BDI në zgjedhjet për president ofron kandidat me kredibilitet vendor dhe ndërkombëtar.
“BDI ka pasur çdo herë qëndrime konzistente për çështjet të cilat kanë qenë në interes nacional të shqiptarëve. Jemi munduar që të ruajm interesin e përgjithshëm para interesit partiak. Bashkimi Demokratik në krye me liderin Ali Ahmeti kanë punuar që të kemi një kandidat të përbashkët për president që të mundet që shqiptarët të unifikohen të bashkrëndohen rreth këti kandidati. Por e njëjta nuk ndodhi dhe për hir të pluralizmit politik kemi një kandidat i cili përfaqëson Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje. Dhe BDI në zgjedhjet për president ofron kandidat me kredibilitet të jashtzakonshëm të dëshmuar si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht”, potencoi Valdet Xhaferi nda BDI në ONTIME në Televizionin Koha.
Ndër të tjera, Xhaferi potencoi se opozita nuk ka ofertë konkrete për qytetarët, ndërsa BDI ka koncept, ka shtylla programore, planifikon vizionin e së ardhmes.

