“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk do të marrë pjesë në asnjë qeveri e cila nuk e ka qartë të përcaktuar rrugën e saj evropiane”.

Kështu ka deklaruar mes tjerash, deputeti i BDI-së, Arben Ziberi në emisionin “24 Analiza” në Tv 24.

Ai nënvizoi se pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese, BDI nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie.

“Edhe zgjedhja e presidentit në Kuvend, do të jetë një nga kushtet, por mund ta refuzojnë. Kemi një kryeministër teknik dhe fjalimet e VMRO-DPMNE-së ishin katastrofsle. Nga sa shohim, shihet se ata kanë vetëm një dëshirë, si të vijnë në pushtet. Ata nuk kanë qëndrim të thonë se nuk do të hyjnë në qeveri, ku nuk do të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Ziberi.