Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar se në këtë moment BE-ja nuk dëshiron dhe nuk mund të detyrojë Kosovën që të formojnë bashkësinë e komunave serbe. Kjo bashkësi për Lavrov duhet të sigurojë të drejta të veçanta lidhur me gjuhën dhe traditën serbe.
Ata duhet që të përmbushin marrëveshjet e Beogradit dhe Prishtinës e arritur që nga viti 2013.
Lavrov tha se Rusia është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në Kosovë. Lavrov vlerëson se “historia e trishtë e Marrëveshjeve të Minskut në lidhje me Ukrainën” po përsëritet edhe në Ballkanin Perëndimor.
“E gjithë bota po sheh se si historia e trishtuar e Marrëveshjeve të Minskut për Ukrainën, të cilat parashikonin një status të veçantë për republikat e Donbasit dhe u sabotuan hapur nga Kievi me mbështetjen e Perëndimit, dhe kjo po përsëritet në Ballkanin Perëndimor”, tha Lavrov.
Duke krahasuar situatën me historinë e marrëveshjeve të Minskut, Lavrov deklaroi se BE-ja ishte garantuese e marrëveshjes në të dyja rastet si me Ukrainën si me Kosovën.
Klan News


